Dhjetëra, mijëra francezë i japin lamtumirën “Elvis Presley” të tyre

09.12.2017 13:41:27

Me qindra qytetarë janë rreshtuar në rrugët e Parisit për ti dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur francez, Johnny Hollyday, apo ndryshe siç njihet “Elvisi francez”.

Qytetarët janë grumbulluar qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm për ti bërë homazhe legjendarit francez i cili vdiq në moshën 74 vjeçare, të mërkurën e kësaj jave. Trupi i pa jetë i Hollyday është transferuar nga periferia e Parisit, Marnes-La Coquette në vendin ku ka jetuar Mont Valerin në jug perëndim të kryeqytetit në Arc de Triomphe në mesditë.

Kortezhi prej disa kilometrave janë mbledhur për të parë kalimin e fundit të yllit që shkon drejt Champs Elysees i ndjekur nga më shumë se 700 motoristë të cilët i japin lamtumirën e fundit këngëtarit të tyre hero, shkruan dailymail.