Në sulmet ajrore në Siri vriten 85 persona

19.07.2016 19:08:35

Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të kundër organizatës terroriste ISIS në Manbij, pranë kufirit turko-sirian, sipas të dhënave paraprake, janë vrarë 85 civilë dhe 50 janë plagosur, raporton sot agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency

Sipas burime lokale, raporton AA, mësohet se avionët kanë bombarduar fshatin Tuhar që ndodhet në veri të Manbij.

Në mesin e të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Agjencia e lajmeve Routers raporton se sulmet janë zhvilluar gjatë kësaj të marte si dhe të hënën.

Për dy muaj, në Manbij dhe rreth saj po zgjasin konfliktet mes pjesëtarëve të organizatës terroriste ISIS dhe forcave të koalicionit arabo-sirian.