Gjysma e viktimave në Nicë ishin shtetas të huaj

19.07.2016 19:11:31

Nga 84 viktimat e sulmit të fundit terrorist në Nicë, 38 prej tyre ishin shtetas të huaj, njoftoi sot Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Të vdekurit ishin nga 19 vende të ndryshme, tha ministria, duke përcaktua se këta ishin qytetarë të Algjerisë, Gjermanisë, Armenisë, Belgjikës, Brazilit, Estonisë, SHBA-së, Gjeorgjisë, Italisë, Kazakistanit, Madagaskarit, Marokut, Polonisë, Rumanisë, Rusisë, Zvicrës, Tunizisë, Turqisë dhe Ukrainës.
Deklarata shtoi se lista nuk është përfundimtare, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Javën e kaluar, 31-vjeçari tunizian Mohamed Lahuaiej Bulel, më një kamion në shëtitoren e Nisës la të vdekur 84 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Sulmi është kryer më 14 korrik, në festës kombëtare, ‘Bastila’.