“Dhurata” që fundamentalisti Irinej nuk e kupton!

07.01.2018 11:59:43

I pari i kishës serbe Irinej, irritues deri në shizofreni të papërmbajtur shoviniste, paska thënë dje se Kosova ju qenka “dhuruar nga zoti si një pronë e përjetshme”, duke vazhduar më tutje se ata (serbët) “gradualisht por sigurt po zhduken si popull, sepse më shumë po vdesim se po lindim”. Paska harruar ky fundamentalist ortodoks se logjika e marrjes me dhunë e asaj që nuk të takon, herët a vonë, të kthehet bumerang si nga njeriu ashtu dhe nga zoti vet. Shovinisti ortodoks nuk dëshiron ta kuptoj se kjo qasje kërcënuese ndaj Kosovës dhe popujve tjerë përreth, tash e sa kohë, e ka tkurrur dhe i ka sjell fatkeqësi pikërisht vendit të tij. Për fat të keq, ky fundamentalist fanatik, këtë “dhuratë” nuk po mundet ende ta kuptoj drejtë!