Dibër, plagoset shefi i rojeve të sigurisë të HEC-it në Selishtë

19.11.2016 16:09:42

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Dibër në fshatin Kacni. Burimet shprehen se shtetasi i identifikuar si Adi Losha, i cili dyshohet se është përgjegjësi i rojeve në HEC-in e Selishtës, ka mbetur i plagosur në këmbë në rrethana akoma të paqarta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.