Digjet një apartament në qendër të Lezhës, panik në qytet

25.12.2018 18:39:50

Flakët kanë përpirë një apartament në qendër të qytetit të Lezhës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe forcat e rendit.

Për momentin janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Incidenti ka shkaktuar panik në zonën përreth, duke provokuar një grumbullim të pazakontë personash në zonë.