Digjet një shtëpizë në Brezovicë

05.11.2016 14:21:01

Nga raporti policor, është bërë e ditur se nga shkaqe të pa njohura, dje është përfshirë nga zjarri shtëpiza e stacionit fillestar të teleferikut të qendrës së skijimit në Brezovicë.

“Si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtëpiza si dhe disa  pajisje të një operatori kabllor të cilat ndodheshin në kabinë. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar’, thuhet në raportin e policisë.