Digjet një veturë brenda garazhit

21.04.2018 12:42:08
Në fshatin Dejme të Rahovecit është përfshirë nga zjarri një garazh.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, nga zjarri që shpërtheu në orët e mëngjesit të së premtes është djegur një veturë që ndodhej e parkuar brenda garazhit

Sipas policisë, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar një kabllo elektrike, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.