“Dita e Diasporës” sot në Prekaz

01.08.2017 08:27:31

Sot në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi “Dita e Diasporës”.

Manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala dhe grupi muzikor.

Ndërkaq, më 2 gusht, në Fakultetin e Arkitekturës, në orën 20:00,  bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti”  dhe Gazetari i vitit për diasporën”.