Policia e konfirmon se një person ka humbur jetën ne autostradën Prishtinë-Prizren

31.07.2017 23:16:35

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar aksidentin e rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren.

Ai ka sqaruar për Telegrafin se aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve ka marrë jetën e një personi.

“Njësitet relevante që kanë qenë në vendin e ngjarjes, po kryejnë hetimet e mëtejme për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes”, ka shtuar Hoxha.