Divorci me BE-në, Britania e Madhe kërkon tregti të lirë

04.12.2017 17:24:25

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka vendosur që të takojë përfaqësuesit e BE-së për “Brexit”.

Nga takimin në fjalë mund të vendoset se a është e gatshme që Britania e Madhe të vazhdojë me negociatat për tregtinë e lirë. Redaktorja e televizionit anglez BBC, Katya Adler thotë se marrëveshjet janë arritur këtë javë në “faturën e divorcit” dhe të “drejtat qytetare” në Mbretërinë e Bashkuar.

Por nga ana tjetër ministri Irlandez thotë se ende nuk ka një marrëveshje për çështjen e pazgjidhur të kufirit me Irlandën e Veriut. Jo “10” thuhet në “diskutimet e shumëfishta”, pasi May kërkon një “mendim final”në samitin e liderëve të BE-së brenda 10 ditëve.

May do të takohet me presidentin e KE-së Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk, i cili ka caktuar një afat kohor për Theresa May, që të paraqitet me një ofertë më të përmirësuar në kushtet e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Britania e Madhe shpreson të fillojë bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë, por BE thotë se vetëm do të rekomandojë që kjo të ndodhë vetëm atëherë kur ka “përparim të mjaftueshëm”.

Mbretëria e Bashkuar votoi për Brexit vitin e kaluar dhe do të largohet në mars 2019-s, por negociatat ndërmjet BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë arritur ende në një fazë finale.