Edi Rama e Lulzim Basha, për vizitë zyrtare në Bruksel bashkë

04.12.2017 17:14:05

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, janë nisur që të dy për vizita zyrtare në Bruksel, por me axhendë të ndryshme.

Mësohet se Kryeministri Rama ndodhet Belgjikë, ku sot në orën 18.00, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Takimi zhvillohet në kuadrin e thellimit dhe konkretizimit të axhendës europiane të Shqipërisë.

Pas takimit dypalësh, në orën 18.30 pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Basha do të ketë takime të veçanta me përfaqësues të lartë të politikës europiane, për të diskutuar për situatën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe veçanërisht rreth sfidave të integrimit të vendit në Bashkimin Europian