Djalit të ish-kryeministrit Moldav i konfiskohen miliona euro

09.02.2019 00:13:08

Gjykata urdhëroi konfiskimin e rreth 500 000 stërlina djalit të ish-

Gjykata urdhëroi konfiskimin e rreth 500 000 stërlina djalit të ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze ‘’Bentley’’ dhe paguante një qIra mujore prej 30.000 stërlina në Londër.

Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër krimit (NCA) në një komunikatë.

Ish-kryeministri moldav (nga viti 2009 deri në 2013) është aktualisht në burg në vendin e tij pasi u dënua në qershor 2016 me nëntë vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u akuzua për përvetësimin e 260 milionë dollarëve.

moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze ‘’Bentley’’ dhe paguante një qIra mujore prej 30.000 stërlina në Londër.