Dokumentet e CIA-s: Si u shndërrua Millosheviqi, nga një politikan simpatik, në armikun numër një të Amerikës

05.08.2016 16:38:57

Revista politike serbe ”Nedelnjik” ka publikuar raporte të CIA-s deri më tani të panjohura për publikun në lidhje me ish-presidentin e Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Në dokumentet e agjencisë amerikane të inteligjencës flitet për atë se si amerikanët e kanë përjetuar ardhjen e tij në pushtet, marrëdhëniet me Dobrica Qosiqin, Vojislav Shesheljin, Vuk Drashkoviqin dhe opozitës, por edhe disa gjëra private të tij.

Në këto dokumente para së gjithash komentohet jeta e shthurrur e djalit të tij Markut, si dhe dashuria e Millosheviqit për purot dhe uiskit.

Po ashtu aty përshkruhet mënyra se si CIA ka ndryshuar mendimin në lidhje me Millosheviçin, përcjell klan kosova, por edhe, siç raporton “Nedelnjik”, po ashtu ka censuruar raportet, duke thënë se krimineli i luftës, i viteve të 90-ta nga një politikan simpatik në vetëm disa vjet u bë armiku numër një i Amerikës.

Në njërin nga dokumentet e vitit 1992 shkruan:

”Në prill të vitit 1987 Millosheviqi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare me ardhjen e tij dramatike në protestën e serbëve nga Kosova, ku ka nisur një fushatë të fuqishme për të korrigjuar gabimet për të cilat ata kanë vuajtur dhe për të kërkuar përparim të shpejtë drejt demokracisë së plotë dhe ekonomisë së tregut”.

Megjithatë, për shkak të ngjarjeve të mëvonshme dhe luftës në Kroaci dhe Bosnje, CIA u detyrua që ta rimodelojë dokumentin.

Më poshtë mund t`i shihni dokumentet e plota të CIA-së për Millosheviqin që janë publikuar nga revista serbe: