Donald Trump bëhet presidenti i parë i Amerikës që viziton Murin e Vajtimit

22.05.2017 19:06:19
Presidenti i Amerikës, Donald Trump u bë presidenti i parë i cili e ka vizituar Murin e Vajtimit në Jerusalem.

Në këtë vizitë Trump ishte i shoqëruar nga zyrtarë izraelit, duke u bërë presidenti i parë që viziton këtë vend në Jerusalem.

Trump ka thënë se ai e kupton rëndësinë e këtij vendi dhe se kishte dëshirë të madhe ta vizitonte Murin e Vajtimit.

Këtu kishte qëndruar edhe Barack Obama, por gjatë kohës kur u realizua vizita ai nuk ishte në detyrën e presidentit, pasi ishte kohë fushate.