Donald Trump konfirmon kontaktin me kryeministrin e Izraelit

22.01.2017 21:54:43

Presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump e ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai këtë bisedë më kryeministrin e Izraelit, e ka cilësuar si “shumë të bukur”.

Biseda telefonike u zhvillua të dielën pasdite, kurse Trump u përgjgjigj në këtë pyetje vetëm pas insistimit të gazetarëve.

Donald Trump ka filluar bisedat e para me liderët e fuqishëm botërorë, duke veçuar kryeministren e Britansë së Madhe, presidentin e Meksikës, dhe krerë tjerë të shteteve të fuqishme.