Donald Trump krenar me Kosovën

08.02.2018 19:43:26

Në Washington u shënua 10 vjetori i pavarësisë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump është krenar me Kosovën”, tha kështu këshilltari i Trump për siguri kombëtare Herbert McMaster.

Ai shtoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin vendin tonë si shtet stabil, prosperues dhe demokratik.

Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington fjalë rasti patën edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj.