Donald Trump nuk ka ndërmend të tërhiqet, del me një tjetër akuzë të fortë ndaj Kinës: Po sulmojnë…

25.04.2020 10:52:07

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pohuar se Kina po përpiqet të vjedhë hulumtimet e koronavirusit pasi zyrtarët paralajmërojnë se kanë parë një valë në rritje të sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare amerikane dhe institucioneve mjekësore

Një zyrtar që ka njohuri të drejtpërdrejta për këto sulme tha se në shënjestër të tyre kanë qenë spitalet, laboratoret hulumtuese, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë farmaceutike, shkruan CCN.