Donald Trump shfaqet në një video të “Playboy” të vitit 2000

01.10.2016 10:13:11

Pasi Donald Trump u hodh në sulm kundër ish-Miss Universit, Alicia Machado, duke pohuar që ekzistonte një video e saj “hard” (por filmimi nuk është ‘materializuar’ akoma), spikat një material ku pikërisht miliarderi ka një pjesë të vogël, gjë që është zbuluar nga sajti “Buzzfeed”.

Bëhet fjalë për një video të vitit 2000 i revistës së famshme “Playboy”, ku shfaqen shumë ‘lepurushe” thuajse të zhveshura. Trump shfaqet vetëm ndërsa është duke hapur një shishe shampanjë.

“Buzzfeed” ka bërë të ditur se e ka gjetur videon e “Playboy”-t nga një shitës i specializuar me bazë në Bufalo, në shtetin e Nju Jorkut, por që operon ekskluzivisht ‘online’.

Në video, ku Trump viziton vajzat protagoniste në çdo qytet ku udhëton në kërkim të më “të mirës”, përshkruhet si një “biznesmen”, ka rolin të presë vajzat në Nju Jork dhe thotë vetëm një batutë: “Bukuria është bukuri, jemi duke parë çfarë ndodh në Nju Jork”.