Policia e Kukësit: Operacioni “Kaskada” përfundon me katër të arrestuar

01.10.2016 10:23:01

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas që trafikonin persona që vinin nga vendet e treta, të cilët hynin ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, duke i trafikuar më pas në drejtim të Kosovës përmes kufirit të gjelbër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kaskada”, kanë rënë në pranga:

1-Gjerard  Markaj, 35 vjeç, banues në  Tiranë.

2- Riza  Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

3- Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

4-Zeqir  Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datën 30.09.2016,  në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dugagjin”, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj, sirianë, me automjetet e tyre,  tip “Volsëagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF,  cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin  për në Kosovë, kundrejt fitimit.