Policia konfirmon gjuajtjen me armë në dritaren e selisë së PDK-së

23.05.2017 12:07:21

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fixhrije Pllana, në një prononcim për Telegrafin konfirmoi sulmin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Skenderaj.

Ajo tha se është gjuajtur me armë në dritaren e selisë së PDK-së dhe në një lokal afër.

“Ka dëmtime material, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Motivet e sulmit ende nuk dihen dhe për momentin nuk kemi të arrestuar”, ka thënë Pllana.