Dy të vrarë në Babimost të Obiliqit

08.01.2018 23:39:25

Dy persona të nacionalitetit serb raportohet të jenë vrarë në fshatin Babimost të Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti

Sipas saj, këta dy persona, njëri i gjinisë mashkullore e tjetri i gjinisë femërore, janë gjetur të vdekur sonte rreth orës 20:45 në fshatin Babimoc.

Kelani tha se viktimat janë qytetarë të nacionalitetit serb.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave. Ndërsa njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin”, ka thënë Baki Kelani