Doracak për ecjen nëper zjarr/ vargje nga Prend Buzhala

10.08.2020 00:53:02
(Kryeradhë vargjesh)
Jeta të mësoi t’i durosh përgjithnjë
disa dhimbje e varrë,
s’ka gjë,
kjo të ka bërë një njeri më të mirë,
është si ai leksioni
për të ecur nëpër zjarr
e veten ta ndjesh aq krenar
si njeriu më i lirë.
Atëherë e merr vesh sa i fortë je
tjetër zgjidhje
nuk të ka mbetur në këtë jetë,
është shkolla e guximit tënd
në betejat që i ke
si pema që lëshon thellë rrënjë
sado stuhi të ketë
rishkrim, 9 gusht 2020)