Drilon Gashi akuzon ashpër BIK-un: Keni punësuar në xhami kokat e islamit ideologjik

03.11.2020 21:50:40

Hoxhë Drilon Gashi i ka reaguar ashpër Bashkësisë Islame të Kosovës në lidhje me deklaratën e kësaj të fundit të lëshuar për sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi e ka akuzuar BIK-un se ka punësuar nëpër xhami të gjitha kokat e islamit ideologjik, shkruan lajmi.net.

Madje, ka thënë se BIK-ut i intereson vetëm interesi material, mevludi e organizimi i haxhit.

“Maxhoranca e rinisë praktikuese janë mashtruar pas mësimeve të islamit ekstremist, pasi klerit të BIK-ut i intereson vetëm interesi material, mevludi, xhenazet dhe organizimi i haxhit. Anën ideologjike fetare sot tjetër kush e ka në dorë. E kanë ideologët e islamit politik dhe vehabist dhe BIK nuk posedon argumente fetare të përballet me ta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Bijtë e nëpërkave sërish reagojnë!
Ndërsa në anën tjetër, kanë punësuar të gjitha kokat e islamit ideologjik nëpër xhamitë kryesore të trojeve shqiptare.
Maxhoranca e rinisë praktikuese janë mashtruar pas mësimeve të islamit ekstremist, pasi klerit të BIK-ut i intereson vetëm interesi material, mevludi, xhenazet dhe organizimi i haxhit. Anën ideologjike fetare sot tjetër kush e ka në dorë. E kanë ideologët e islamit politik dhe vehabist dhe BIK nuk posedon argumente fetare të përballet me ta.
Parimi i tyre është: çdo synij, qoftë edhe nga Serbia, nga Pakistani, nga India apo nga Kina është vëlla imi, ndërsa çdo shqiptar që nuk është musliman apo musliman synit nuk është vëllai im. Ata besojnë gjithashtu se kushdo që nuk është musliman duhet të luftohet dhe vritet, siç përmendet prej themeluesit të këtij besimi -Muhamed ibën Abdulvahabit.
Si fakt historik, që nga koha e Muhamed ibën Abdulvehabit dhe shtetit të parë saudit, i themeluar në 1745 deri në 1818, më shumë se 4 milion njerëz janë vrarë për shkak të vehabive. Shumica e tyre ishin myslimanë.
Vehabizmi është armiku numër një i botës së civilizuar sot. Ata janë që krijuan talebanët, Al Kaidën dhe së fundi edhe ISIS-in.
Muslimanët që nuk janë vehabij, i quajnë qafirë, adhurues të idhujve dhe varreve, nuk duhet të kenë kurrëfarë të drejtë por –sipas sheriatit të tyre- duhet të skllavërohen ose të vriten.
Lëvizja dhe kultura e tyre e brishtë kurrën e kurrës nuk do të kishte pas mundësi të depërtonte në SHBA, Evropë e vendet tona shqiptarë po të mos kishte qenë petro dollari dhe nafta. Fondet e tyre miljonshe kanë bërë kërrdinë.
Edhe sot e kësaj dite, paraja saudite u jepet universiteteve amerikane, departamenteve islamike dhe arabe, për t’i parandaluar ata që të diskutojnë mbi vahabizmin.
Vehabitë janë munduar në vazhdimësi t’i blejnë me para edhe bashkësisë e tona islame. Nuk ka dyshim se ata ndërtuan qindra xhami dhe pasi që i ndërtuan ato, përhapën vehabizmin. Ata sot kanë edhe qindra qendra, faqe interneti dhe stacione televizive, shumë hoxhallarë, studentë e imamë dhe miliona pasues…
Çfarë kanë bërë këto bashkësi fetare tash e njëzet vjet pas lufte?!
Çfarë i kanë shërbyer kësaj rinisë që është duke u dalë doresh dita ditës?! Asgjë, përpos vjeljes së popullit të shkretë dhe shpërlarjes së trurit me mite e legjenda.
Do të turpëroheni me vehten tuaj se çka i bëtë këtij populli!
Ju së bashku me politikën jeni kanceri i shoqërisë shqiptare, o bijtë e nëpërkave!.