Driton Selmanaj: Lehtë përmbyset rezultati në Prishtinë

24.10.2017 23:35:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se partia e tij beson se është në rrugë të mbarë për ta marrë qeverisjen në Prishtinë.

“Janë dy arsye: ne mendojmë që qeverisja aktuale nuk ka bërë punë të mira për Prishtinën që ta konfirmojë edhe njëherë fitoren; dhe, e dyta, mendojmë që kemi një ofertë dhe kandidat jashtëzakonisht serioz që mund të fitojë në zgjedhje”, ka thënë Selmanaj në RTV21.

Duke krahasuar rezultatet me zgjedhjet e vitit 2013, ai ka thënë se ky rezultat është lehtë të përmbyset.

Ai ka folur edhe për mundësinë e lidhjes së një koalicioni në Prishtinë mes LDKs-së dhe një partie tjetër.

“Këshilli i Përgjithshëm shpejt do të mblidhet dhe të vendos orientimet strategjike. S’kemi në plan aktualisht të hymë në koalicion për Prishtinë, sepse po besojmë që më mirë është koalicioni me qytetarët”, ka shtuar ai.