Zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Brian Lee: Ende ka rrezik nga konfliktet në Ballkan

24.10.2017 23:27:20
 Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Lee, deklaroi sot në Beograd, se vendi i tij është i kyçur që nga fillimi në dialogun Beograd-Prishtinës, të cilin po e udhëheq BE-ja.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Lee, deklaroi sot në Beograd, se vendi i tij është i kyçur që nga fillimi në dialogun Beograd-Prishtinës, të cilin po e udhëheq BE-ja.

Ai tha se vendet që dëshirojnë anëtarësim në BE duhet ta tregojnë këtë qartë dhe të mos balancojnë ndërmjet dy palëve.

“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet ta tregojnë qartë këtë vendim. Nuk mund të uleni në dy karrige, sidomos nëse janë larg”, tha Yee në samitin e 17-të ekonomik serb që ka nisur sot në Beograd.

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit amerikan deklaroi se vendet duhet të përcaktohen se për cilën palë do të jenë, pavarësisht sa do të jetë kjo e vështirë.

I pyetur nëse SHBA do të ndihmojë dialogun Beograd-Prishtinë SAD, Yee tha se vendi i tij është i kyçur që nga fillimi dhe se nuk është sekret të marrë pjesë në këtë proces, të cilin po e udhëheq BE-ja.

Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ai tha se SHBA dëshiron që vendet të jenë stabile, në mënyrë që më vonë të mos paraqesin problem.

“Ende ka rrezik nga konfliktet derisa të ekzistojnë kontestet e pazgjidhura. Megjithatë, trendi i përgjithshëm sa i përket paqes dhe stabilitetit është pozitiv”, ka deklaruar zyrtari amerikan.