Duhet të pranohet e vërteta, Manastiri i Deçanit dhe Patriakana e Pejës, janë faltoret e Dardanisë

21.08.2021 23:51:13
Nga Shukrije Gashi
Kosova eshte ne prag te nje hapi te madhe, nje peshoje qe ka nje barre te rende, te kamufluar me kozmetike politike – jane faltoret e Dardanise: Manastiri i Decanit dhe Patriakana e Pejes, e disa te tjera, qe u eshte mohuar gjuha dhe origjina shqipe. Kjo trashegimi kulturore fetare e krishter e Kosoves, do te ishte e rruges qe para se te trajtohet ne dialog me Serbine, te mbahet nje konference nderkombetare me nje Mision Verifikues nderkombetar per origjinen e saj, ngase asnjehere nuk jane lejuar germimet arkeologjike rreth saj dhe as mbrenda, nga frika per te verteten iliro-shqiptare te ketyre objekteve, te uzurpuara e ndryshuara nga Patriku serb me dhune e gjenocid mbi popullaten autoktone – shqiptaret. Serbet ne kete rajon sic flet historia faktuar, erdhen ne fund te shekullit te XI dhe aty i gjeten shqiptaret dhe shkrimet e shenjta ne shqipe, bashke me lutjet shqip. Verifikimi i argumentuar shkencerisht mbi trashegimine e kesaj kulture, do te deshmonte mjaftueshem per krejt historine e shpifur te klerit sllavo-ortodoks dhe te regjimeve pushturse serbe, ne keto troje, si dhe zhberjen e pretendimeve se Kosova eshte e Serbise.