Rusia reagon për gjendjen në Afganistan, ministri i Jashtëm zbulon vendimin që kanë marrë: Askush s’i ndalon avionët tanë të dalin nga Kabuli!

21.08.2021 23:38:01

Rusia ka shprehur gatishmërinë e saj që të dërgojë avionë për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve afganë, duke i dërguar ata drejt vendeve të huaja që do t? tregojnë interes për t’i pritur dhe akomoduar.

Ka qenë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ai që ka deklaruar se përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan kanë siguruar se nuk ka asnjë pengesë për dërgimin e avionëve rusë në Kabul, teksa shtoi se siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar.

“Duke u nisur nga situata q? po vezhgohet tani p?r tani në aeroportin e Kabulit dhe paaft?sia e një ser? shtetesh perëndimor t? organizojn? evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kan? një mundësi të tillë, ne do t? donim t? informonim si m? posht vijon.

Me qellim parandalimin e përkeqësimit t? situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do t? tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar.

Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë n?/nga Kabuli. Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar”, deklaroi Lavrov.