Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Kastriot Kryemadhi 43 vjeç, banues në Tiranë.
Kryemadhi ishte shpallur person në kërkim për veprën penale”Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, në bashkëpunim.
Më datë 5 dhjetor 2016, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Alfred Mikeli (i arrestuar) ka nxjerrë nga territori doganor Durrës në mënyrë kontrabande rreth 96 kg kafe kokërr, për të cilën paguhet akcizë, pa e deklaruar në doganë. Për veprime të mëtejshme i ndaluari, iu dorëzua Efektiveve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.






































