Komiteti i Helsinkit hap zyrat për paraqitje të pengesave gjatë ditës së zgjedhjeve në Maqedoni

10.12.2016 12:03:47

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, njoftoi qytetarët se të dialën, më 11 dhjetor, zyrat e Komitetit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’ju mundësojë qytetarëve të paraqesin pengim të të drejtës së votës.

Komiteti i Helsinkit inkurajon gjithë qytetarët, të cilët mendojnë se e drejta e tyre është fyer, të paraqesin rastin në zyrat e Komitetit e cila gjendet në rrugën “Naum Naumovski Borçe”, nr. 83, në Shkup.

Nëse qytetarët nuk mund që të shkojnë deri tek zyra, ata mund që rastet t’i paraqesin edhe përmes numrit të telefonit 0800-44-222 ose 02-3119-073.