“DVV International” kërkon një ekspert vendorë për realizimin e një studimi cilësor të arsimit për të rritur në Kosovë

02.10.2020 13:26:34

Organizata gjermane “DVV International” është duke kërkuar një ekspert vendorë për realizimin e një studimi cilësor të arsimit për të rritur në Kosovë.

Studimi cilësor do të kryhet nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe një ekspert kombëtar, i cili duhet të demonstrojë përvojë në kryerjen e studimeve të ngjashme cilësore.

Përvoja e mëparshme në rajon dhe njohja e gjuhëve rajonale do të konsiderohen si aset.

“DVV International është Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Deutscher Volkshochschul-Verband eV (DVV), Shoqata Gjermane e Arsimit për të Rritur. DVV përfaqëson interesat e rreth 900 qendrave të arsimit për të rritur (Volkshochschulen) dhe shoqatave të tyre shtetërore, ofruesit më të mëdhenj të arsimit të mëtejshëm në Gjermani. Si organizata udhëheqëse profesionale në fushën e arsimit për të rritur (ARr) dhe bashkëpunimit për zhvillim, DVV International i është përkushtuar mbështetjes së të nxënit gjatë gjithë jetës prej më shumë se 50 vjetësh”, thuhet në njoftim.

Më shumë informacione lidhur me termat e referencës dhe kushtet për aplikim mund ti gjeni ne linkun ;

http://www.dvv-international.ge/fileadmin/files/caucasus-turkey/Kosovo/News/ToR_FINAL_Qualitative_Study_Caucasus_and_SEE_National_experts__3_-PDF.pdf

http://www.dvv-international.ge/fileadmin/files/caucasus-turkey/Kosovo/News/1.ToR_FINAL_Qualitative_Study_Caucasus_and_SEE-_National_experts_SQ_REV-SHQIP-.pdf