Gjimnazi “Loyola” nga Prizreni dhe Gjimnazi “Faik Konica” nga Tirana punojnë bashkë në një projekt muzikor

21.10.2019 15:24:16

Prizren, 21 tetor

 

Gjatë javës së kaluar, një grup nxënësish të Gjimnazit “Faik Konica” nga Tirana kanë qëndruar si mysafirë të Gjimnazit “Loyola”, në Prizren, ku bashkë me nxënësit e kësaj shkolle po përgatisin një program muzikor. Ata janë përzgjedhur nga një listë më e gjatë, ndërsa punën do të vazhdojnë gjatë dy ditëve të ardhshme në Tiranë, për pjesën e fundit të programit. Nxënësit nga këto shkolla po punojnë në një koncert të përbashkët, nën përkujdesjen e grupit muzikor “New Chapter” nga Gjermania. Para se të largoheshin nga Prizreni, këta nxënës dje janë paraqitur me një shfaqje në hapësirën pranë Shatërvanit, ndërsa sot paradite para bashkëmoshatarëve të tyre në Gjimnazin „Loyola“. Pas përgatitjeve të bëra, ky program muzikor do të incizohet në Tiranë dhe do të shfaqet para Ambasadës Gjermane në Tiranë.