Dy fëmijë sirianë – vëllezër, dhimbje të madhe për vëllain e humbur

27.08.2016 20:03:22

Drama e fëmijëve sirianë nuk ka fund. Pas fotografisë së 5-vjeçarit Omran Daqneesh, që preku zemrat e njerëzve, sot dëshpërimi i dy djemve të vegjël, pas humbjes së vëllait të tyre, ka përlotur njerëzit në mbarë botën.

Vëllezërit e mitur qajnë pa pushim, teksa përqafojnë njëri-tjetrin.

Rreth 10 fëmijë në periferinë Bab al-Nairab të Aleppo-s, kanë humbur jetën sot, si pasojë e bombardimeve, që nuk kanë të ndalur.

Për këtë edhe ka filluar një fushatë në Facebook me fjalën “#AleppoChildren”, që bota të shoh vuajtjet dhe dhimbjet e fëmijëve sirianë.

https://youtu.be/p1JDKwwUq5Y