Ai u ka thënë gazetarëve të televizionit “Russia Today” se mediat janë përpjekur të përfitojnë nga vuajtja e fëmijës së tij.
Muhammad tha se djali i tij ishte plagosur në bombardime, por militantët i kanë ekzagjeruar lëndimet e fëmijës, duke thënë të pavërteta, bile njëherë raportuan që ka vdekur më pas është ende gjallë.
Ai thotë, se djali i tij u fotografua, derisa ishte në shtëpi ndërsa kur ai kishte ardhur, pasi ishte i zënë duke u kujdesur për familjen i kishte pyetur se ku e ka djalin i kishin thënë se e kanë dërguar në spital.
Më pas, ai ka akuzuar mediat se të gjitha shkrimet mbi djalin e tij i kanë bërë për propagandë, tek sa thekson se posa ushtria siriane e ka çliruar Aleppon, familja e tij është dërguar në shtëpi.
Mediat perëndimore në vitin 2016 publikuan imazhe tronditëse të djalit Omran i cili është nxjerrur nga një ndërtesë e demoluar gjatë një sulmi ajror në Aleppo .