Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

21.11.2020 12:39:15

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta, njëra në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, i cila ka dhënë detaje shtesë.

Sipas raportit, një person është gjetur të premten rreth orës 15:02 pa shenja jete në shtëpinë e tij në Lipjan.

“Rr. Kongresi i Blinajës, Lipjan, 20.11.2020 – 15:02. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa, rasti tjetër ka të bëjë me një femër e cila është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj të premten rreth orës 17:55 në rrugën “Xhemajl Hoxha”, në Mitrovicë.

“ Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.