E rrahu nënën për një litër raki!

28.11.2016 15:37:01

31 vjeçari P.M. nga Bardovca e Shkupit dje pasdite e ka rrahur nënën e tij V.M.

Nga policia informuan pasi ka ardhur nga puna, P.M. e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e goditur atë me shumë grushta dhe shuplaka në fytyrë, në krahë, në shpinë, për shkak të revoltës se nuk i ka blerë atij raki.

Policia ka marrë masa për zgjidhjen e plotë të rastit.