Ja cilat janë premtimet të cilat i bën kryeministri Rama në Berlin

28.11.2016 15:19:37

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencë me Merkel në Berlin pas i ka premtuar kësaj të fundit se nuk do ta zhgënjej për besimin që ka ndaj Shqipërisë.

Rama ka deklaruar se përmbushja e agjendës së integrimeve, është në interes kombëtar dhe për qytetarët të cilët meritojnë të jetojnë në prosperitet.

Ai ka shtuar se Shqipëria do të përkrah fuqishëm vënien e prioriteteve nga BE-ja.

“E dashur Merkel, ju shpreh bindjen time se jo vetëm Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë për BE-në por e njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian.

Ju siguroj se nuk do të zhgënjejmë besimin tuaj ndaj nesh. Do të punojmë për të realizuar ëndrra tona për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, ka deklaruar Rama.

Lexo edhe