E trishtueshme: Fëmija katërmuajsh bie nga shkallët lëvizëse (Video)

12.11.2016 14:46:50

Pamje të trishtuesme janë regjistruar në një qendër tregtare në Shangai, Kinë.

Gjyshja nuk ka arritur që ta mbajë në krah nipin katërmuajsh, i cili i ka shpëtuar nga duart dhe ka rënë nga shkallët lëvizëse.

Fëmija ka rënë në hapësirën 10 metra të lartë midis shkallëve, duke rënë nga kati i tretë në të dytin.

Autoritetet kanë njoftuar se fëmija po trajtohet në spital dhe është në gjendje serioze shëndetësore.