Nisma përgënjeshtron shuarjen në Ferizaj: Po rritemi në të gjithë Kosovën

12.11.2016 15:12:22

Endrit Shala sekretar për marrdhënie me publikun në Nisma ka thënë se dega e kësaj partie në Ferizaj nuk është shuar.

Ai ka thënë për lajmi.net se komunikata e PDK-së që Nisma është shuar në Ferizaj është gënjeshtër.

“Jemi mësuar tashmë me kësi lloj gjërash. Nisma po rritet dhe ka filluar t’iu pengojë rivalëve politik”, ka thënë Shala për lajmi.net.

Ai ka thënë se Imri Ilazi nuk është në Nisma që nga viti 2015.

“Ai ka dal pas zgjedhjeve. Nisma nuk është shuar, por vetëm ka rritje nëpër të gjitha qytetet”, ka thënë Shala.