Spasovski: Të rinjëve do t’u sigurojmë mjete prej 10 mijë eurove që të hapin biznes të vetin

12.11.2016 15:17:18

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Oliver Spasovski, së bashku me kandidatët tjerë për deputetë, sot prezentoi një pjesë të masave me të cilat do të ndalohen të rinjtë të lëshojnë vendin.

“Njëri nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Maqedonia është largimi i qytetarëve, e veçanërisht të rinjtë të cilët largohen në vende të rrezikshme si Iraki dhe Afganistani. Premtojmë se paga mesatare në Maqedoni do të jetë 30 mijë denarë, ndërsa të rinjëve do t’u sigurojmë mjete prej 10 mijë euro që të mund të hapin firma të veta”, deklaroi mes tjerash Spasovski.

Në lidhje me kandidatët e OBRM-PDUKM-së ai tha se ata so të humbin pavarësisht se kush në cilën njësi garon.