Edhe invalidë të luftës edhe policë!

01.04.2017 11:56:53

Inspektoriati Policor i Kosovës është duke hulumtuar se kush nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës është duke përfituar pension të invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyrtarë policorë kanë konfirmuar se ky hetim ka kohë që ka filluar dhe se inspektorët policorë tashmë i kanë dosjet për secilin polic.

Hetimi pretendohet të ketë nisur mbi bazën e dyshimeve se disa prej pjestarëve të Policisë kanë marr certifikatat e invalidit të luftës, tash së voni, kur janë bërë listat e kategorive të dala nga lufta.

Të tillët pritet të kenë pasoja deri në pezullim apo largim nga puna për faktin se nuk kanë treguar besnikëri ndaj shtetit kur kanë aplikuar për punë në Polici.

Pos kësaj, pjesëtarët e Policisë janë të obliguar ta plotësojnë një formular me të dhëna për ta, dhe aty ta ta konfirmojnë se çdo deklarim i rrejshëm paraqet vepër penale.

Inspektoriati Policor e ka pranuar se është duke i trajtuar këto raste.

“Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se trajton secilin informacion që pranon e që është në kuadër të kompetencave ligjore të IPK-së duke përfshirë edhe informatën që ju keni potencuar në kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen e inspektoriatit.

Për t’u bërë pjesë e Policisë, secili duhet ta kalojë nëpër testin shëndetësor- pra duhet të jetë i aftë si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psiqik