Edhe LDK konfirmon: Vendimi për ndalimin e trenit është marrë para disa ditësh nga Qeveria e Kosovës

14.01.2017 19:34:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, për më shumë se një javë ka qenë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përgjegjëse të vendit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Autoritetin e Hekurudhave të Kosovës, Ministrinë e Infrastrukuturës për të trajtuar qështjen e “trenit”.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që treni të mos lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Kosovë pasiqë se ky tren është një provokim i Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës .
Por për shkak të konfidencialitetit të operacionit dhe mos rrezikimit të policëve nuk ka jap detaje rreth urdhërit.