Kryeministri Mustafa tha se trajtimi i çështjes së “trenit” është bërë gjatë këtyre ditëve

14.01.2017 19:52:10

Në një konferencë të jashtëzakonshme në Kryeministri, kryeministri Mustafa informoi për trajtimin që Qeveria dhe institucionet tjera shtetërore kanë bërë për të mos lejuar futjen e trenit provokativ serb.

“Unë mendoj se kthimi mbrapa i këtij treni është veprim i duhur, dhe se hyrja e tij në Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.” -tha ndër tjerash kryeministri Mustafa

Në këtë konferencë, kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për bashkërendimin e veprimeve me auoritetet përkatëse që menaxhojnë hekurudhat e Kosovës, si dhe vendosmërinë e tij dhe të Qeverisë nqë drejton, për të mos lejuar veprime dhe porovkime të tjera ndaj shtetit tonë.