Edhe pse erdhe vone mikja ime, perseri ike larg, per te mos u kthyer kurre me…!!!”

27.04.2021 17:12:28
Nga Pirro Minella
….Erdhe vone mikja ime, erdhe kur porten e gjete te mbyllur nga bora, qe ka rene dhe nga shtegu i pahapur.
Megjitheate e hapa pak porten, ashtu duke renkuar rende nga pesha e bores se viteve, duke menduar se per pak “dashuri” nuk eshte kurre vone.
Kjo duke menduar se deri sa erdhe zemra rreh dhe fjala jote me ngrohu, duke ndjere veshtrimin tend te permalluar, qe depertoi tek une, ku si burimi i ujit te fresket buzeqeshja buron dhe merr rruge.
Kete mendova “pak dashuri” per miken time te vonuar, kurre nuk do te them jo.
Erdhe vone mikja e rinise time te pare, erdhe ne fund vere te nxehte ne prag vjeshte dhe pa mbaruar mire vjeshta ime mikja ime dhe ike ne vjeshten e dyte, po afron dimri dritherues kete here edhe me “acar”, qe krijove me largimin tend ne ate menyre aq te befte.
Erdhi fund viti mikja e vonuar, ahhh keta fundvite gelltisin njeri tjetrin, iku i pari tani e ka rradhen te ike dhe ky.
Trokite tek porta e mbuluar me bore shume vjecare, duke dhene shpresen, mberthyer pas jetes, duke thirrur me veten tende nuk dua jo nuk dua te ik si fundvite te kaluar.
Shume vone erdhe mike per te kerkuar pak dashuri, ahhh sa pak dashuri, te flakte, por zjarret jane shuar tani, e kupton erdhe vone shume vone per te shijuar ate bukuri.
Trotike vone shume vone ne netet e mia pa gjume, qe zgjaten ne pafundesi.
Erdhe vone, ku lotet e nxehta dhe ato dhembjet e rinise aq vraga kane lene, si keto rrjeshta qe shkruaj une aq te veshtira per tu kuptuar nga Ty.
Po mikja ime erdhe shume vone si zemer e zhuritur, per miqesine e madhe, qe enderroje, nuk mund te te jap tani me shume se vec disa fjale te ngrohta, qe me futin dritherimat ne trupin tim dhe pres me pak shprese pres, qe neteve te ftohta te dimrit ne prag, dicka te ndodhe dicka shprese humbur.
Jeta eshte gjithmone nje skene teatri dramash, por qe ne fund nje dite sipari ulet e merr fund trishtueshem.
….Erdhe vone, shume vone shpirt i perveluar per pak dashuri, erdhe shume vone….
Ike shpejt mikja ime, ike shpejt, per te mos u kthyer me kurre ne porten e madhe buluar me deboren e lehte me peshe te rende…