Vajzës shqiptare/ Vargje nga Minire Rukovci-Hyseni

25.07.2021 12:57:20
Vajzës shqiptare
Kur u linde ti
Nuk kërsiti daullja
Nuk shkrepi alltia
E nuk u gëzue shtëpia
Një javë e më shumë
Nuk dëgjuen kojshia.
Nëna nga askush
nuk mori shpërblim
Ndihej e nënqmuar
Edhe pse shumë të deshi
Kur të mori në duar.
Me dhembsuri të shikoj
Dy pika loti i ranë
Kur të ledhatoj
Të puthi e të bekoj.
E ty shqipe të pyes:
Kush po të bënë krenar
Më shumë të lartësoj
Një vajzë apo një djalë?
Kush po ta rritë vlerën
Kush po të zbardhë
fytyrën
E po të hap derën.
Kush i mbyllë gojën armikut
E po të largon prej rrezikut
Kush po të ofron
pranë gjirit të Evropës
E po të bënë ballëhapur
para botës.
– Hapin nuk e ndali
shkela ku nuk pat shkelë djali
E flamurin po e sheh?

E ngrita edhe tek ai që s’të njeh!

E ngrita edhe tek ai që s’të njeh!
May be an image of 2 people