Kryeministri kroat reagon për aksidentin: Jemi me familjet dhe autoritetet e Kosovës

25.07.2021 10:16:54

10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në territorin e Kroacisë, saktësisht në autostradën e Brod-it.

Përpos viktimave nga ky aksident janë lënduar mbi 30 persona.

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh dhe Drejtori i Mbrojtjes Civile, Dami Trut veçse kaën arritur në vendin e ngjarjes.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka reaguar lidhur me tragjedinë.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një aksidenti në afërsi të Brod-it, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës dhe njerëzit të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thellë. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me ministrin e Brendshëm Davor bozinoviq dhe ministrin e Shëndetësisë, Vilja Berosh. Ata tashmë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për të ofruar kujdes shëndetësorë për të gjithë pasagjerë te plagosur”, tha ai.