Edhe Salla e Sporteve, e vogël për ti nxënë të gjithë përkrahësit e LDK-së në Lipjan (Foto)

08.06.2017 21:46:24

Nuk mbahet mend që hapësira e e madhe e Sallës së Sporteve “Better Life”, te jetë dukur aq e vogël, për ti nxënë gjithë ata njerëz që kishin ardhur sot në tubimin qendror të LDK-së. Kapaciteti i saj, nuk e pranonte gjithë atë lumë njerëzish, simpatizantë dhe mbështetës të LDK-së, që ia kishin mësyer ambientit ku rëndom zhvillohen ngjarjet sportive, për ta dëshmuar përkrahjen për subjektin dhe kandidatëte tyre , që do të garojnë në zgjedhjet e 11 Qershorit. Madje një numër prej tyre, fjalimet i ndoqën nga jashtë, sepse salla e stërmbushur nuk kishte vend për të gjithë. Krejt ambienti i “Bette life”, sot ishte i stolisur me ngjyrat dhe frymën e LDK-së. Një flamur krota, që valvitej përkrah atyre të LDK-së, begatonte njëtrajtshmërinë e ambientit që e dominonin flamuj me ngjyrë të bardhë me tri shkronja ngjyrë të kuqe në mes.