Edhe shefja e BE-së, Nataliya Apostolova, kunder zgjedhjeve : Zgjedhjet e parakohshme i ndërpresin proceset

08.05.2017 17:44:45

Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova,se është çështje e Parlamentit të Kosovës nëse do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por, sipas saj, në parim zgjedhjet e parakohshme ndërpresin proceset që fillohen nga një qeveri.

“BE-ja i përcjell të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, ky është funksioni ynë në këtu”, ka thënë Apostolova.

“Thashethemet lidhur me zgjedhjet e parakohshme po dëgjohen tash e një kohë. Zgjedhjet e parakohshme në parim ndërpresin reformat dhe proceset që janë duke u zhvilluar. Por ato janë edhe mjet demokratik për të cilat Kuvendi mundet të zgjedhë”.

“Prandaj theksoj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të ndërpresin reformat. E dimë sa kohë është dashur të formohet kjo qeveri dhe shqetësimi im është që mos ndërpriten reformat