Edhe sonte protestuesit kundër Deklaratës së Tiranës

12.05.2017 20:42:36

Përsëri sonte kanë vijuar protestat e iniciativës ‘Për Maqedoni të Përbashkët’.

Bogdan Ilievski, organizator i protestës, kërkoi nga kryetari Gjorge Ivanov që të mos pranojë asnjë garanci nga shumica e re parlamentare dhe të mos ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë.

Protestuesit edhe sonte kërkuan zgjedhje të reja parlamentare dhe poashtu u shprehën se nuk tërhiqen nga kërkesa e më hershme, që Zaev të tërhiqet nga e ashtuquajtura Deklarata e Tiranës.