Sheqerinska: Nuk do të bëjmë ‘marrëveshje me djallin’

12.05.2017 21:00:07

Nënkryetarja e LSDM-së ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie qoftë për marrëveshje për amnistimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe tha për DW se Maqedonisë i duhet ‘fillim i pastër.

Sheqerinska ka denoncuar aludimet për spekulime rreth një marrëveshje të mundshme me ish-pushtetin OBRM-PDUKM dhe kryetarin e saj Nikolla Gruevski në lidhje me dyshimet e tyre rreth amnistisë dhe akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

‘Ne shkuam në zgjedhje dhe treguam se shumica e qytetarëve duan një fillim të pastër. Nuk jemi marrë vesht me Gruevskin vitin e kaluar, unë nuk shoh asnjë arsye sepse këtë vit kemi një shumicë për të ndryshuar vendin’, ka thënë ndër të tjera Sheqerinska